Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Milot.

Sipas policisë, një 34-vjeccar i quajtur Mondi Debrova ka ndërruar jetë teksa punonte në taracën e një pallati. Mësohet se i riu ka rënë nga lartësia e objektit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Polcia e Kurbinit ka vënë në pranga inxhinierin e kësaj firme ndërtimi, shtetasin me inicialet M.T. 56 vjeç.

Njoftimi i plotë:
Kurbin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re