Skip to content

34-vjeçari vdiq dy ditë pas vizitës në spital, motra e viktimës denoncon mjekun e urgjencës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një mjek i spitalit të Pogradecit është vënë nën hetim, pas vdekjes së një 34-vjeçari, në banesë, 2 ditë pasi shkuar me urgjencë për trajtim në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Kjo pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë