Drejtuesja e emisionit “Pushteti” në Fax News ka folurditën e sotme mbi Kuvendin e mbajtur nga partia Demokratike, ku u zyrtarizuan vendime të rëndësishme që lidhen me drejtimin e kësaj force politike.

Meçani u shpreh se pavarësisht këtij Kuvendi, rruga drejt bashkimit të PD nuk do të ishte e lehtë. Sa i takon mungesës së 35 deputetëve të grupit parlamentar, moderatorja tha se me këtë veprim treguan se janë deputetë listash dhe se janë aty për t’i shërbyer ish-kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit i përfshiu si kandidatë në listat e deputetëve.

Meçani: Nuk është se pashë ndonjë risi të jashtëzakonshme, e gjeta siçe prisja. Sigurisht që do të kishte pjesëmarrje nga vetë numri i delegatëve që janë të pranishëm. Pritej një entuziazëm i tillë. Por ajo që më bëri përshtypje është se nuk mund ta quajmë një Kuvend të bashkimit. Mendoj se rruga do të jetë më e vështirë por nuk e shoh si proces të shpejtë procesin e bashkimit.

Pyetje: Si e patë faktin që mungonin 35 deputetë?

Meçani: Personalisht mua nuk më shqetëson kjo mungesë por mos-përputhja e të gjithë faktorit demokrat në bazë. Duhet një reformë e rrënjesishme dhe e thellë që ata deputetë të mos jenë deputetë liste. Ne kemi rastin, përveç ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Luçiano Boçi që theu herësin, të tjerët janë deputetë listash.

Ajo që u tregua menjëherë është fakti që në një moment si ky pjesa më e madhe treguan se ishin deputetë prej Lulzim Bashës, të futur në listë prej tij dhe se janë aty për t’i shërbyer atij. Aktualisht ata po luajnë rolin e tyre, për karrierë personale, nëse do ekzistojnë më si persona politikë apo jo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re