Arrestohet në Itali një tjeter shtetas shqiptar të cilit iu gjet gjatë kontrollit në makine, 35 kg hashash.

Në pranga ra shtetasi Krenar Neziraj 49 vjec lindur ne Vlorë.

 

Ai po udhëtonte me shpejtësi në një rrugë në zonën Chiaramonte me një makinë “Fiat Croma” dhe nuk I ndaloi një patrulle policie.

Megjithatë efektivet arritën të bllokojnë makinën brenda së cilës u gjet sasia e hashashit e cila ishte ndarë në pako të vogla gati për tu shitur ndersa shtetasi shqiptar u kap duke tentuar te largohej ne kembe.

Krenar Neziraj pranoi përgjegjësine për drogën që iu gjet në makinë por nuk tregoi burimin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re