Një grua në moshë të thyer ka gjetur unazën e martesës së të shoqit, 35 vite pasi ai e kishte humbur. Bashkëshorti i të moshuarës, i quajtur Piter, kishte ndërruar jetë 22 vite më parë . Unazën e kishte humbur në vitin 1987, teksa punonte në oborrin e shtëpisë.

Pas 35 vitesh, Ana kishte pikasur në tokë unazën teksa po pastronte poshtë pemës së mollëve në oborrin e saj. E moshuara tregoi se po shkulte barishte kur papritur nga toka ‘kërceu’ unaza.

“Nuk ngjante si unaza e martesës, por si një copë metali e përthyer dhe e pisët. E pashë e mendonva me veten, nuk ka mundësi të jetë unaza...”-tregoi e moshuara për BBC-në.

Por në fakt ishte unaza e Piterit, e humbur 35 vite më parë.

“U gëzova shumë, kur po i tregoja një mikeshës sime për të, u përlota pak”-rrëfeu e moshuara.

Nëna e 7 fëmijëve tregoi se unazën e ka dërguar për riparim dhe se do ta vendosën në një varëse që do ta mbajë sa të jetë gjallë në kujtim të të shoqit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re