Një aksident i rëndë do të regjistrohej ditën e sotme në Has, ku një shofer 35-vjeçar humbi jetën pasi u hodh nga kamioni të cilit iu prish sistemi i frenimit në ecje e sipër.

Për t’i shpëtuar aksidentit tragjik, shtetasi me iniciale S.J u hodh nga automjeti por për fatin e keq nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkaq DPSHTRR ka rëaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku shpreht se mjeti me të cilën udhëtonte 35-vjeçari ishte i çrregjistruar, pa targa dhe pa kolaudim e siguracion. Sipas DPSHTRR ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim

Postimi:

Përsëri një fatalitet nga një aksident rrugor. Keqardhje e ngushëllime familjes për këtë fatkeqësi.

Ndërkaq lajmi flet për një kamion pa frena, ndaj DPSHTRR verifikoi menjëherë rastin me shqetësimin e statusit të kontrollit teknik. Siç vërtetohet edhe nga fotot, mjeti rezulton i çrregjistruar, dokumentacioni dhe targat janë depozituar konform procedurave në rajonalen përkatëse. Ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim, nuk ka targa, nuk ka kolaudim, nuk ka siguracion!

Krahas dhimbjes për lajmin i bëjmë thirrje përdoruesve të mjeteve të shmangin shkelje të tilla me rrezik për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të tretëve në trafik, si edhe nxisim organet e kontrollit rrugor për masa drastike ndaj rasteve kaq flagrante!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re