Skip to content

350 ID gjermane e franceze, kapet në Greqi shoferi e pasagjeri shqiptar

42663243 268841043759987 7133597635323101184 n

GREQI- Një autobus që vinte nga Shqipëria është ndaluar sot në territorin grek, brenda të cilit kishte dokumente identifikimi të huaja.

Mësohet se autobusi u ndalua në Kompoti të Artës, ndërsa në pranga ra shoferi si dhe një pasagjer shqiptar që ishte ulur në atë sedilje.

Nga të dhënat raportohet se poshtë një sediljeje u gjeten dhe sekuestruan 350 dokumente bosh identifikimi gjermane dhe franceze si dhe një 100 leje hyrje gjermane (bosh edhe këto). Deri më tani nuk dihen emrat e personave e të arrestuar, por vetëm moshat e tyre, përkatësisht 38 dhe 41 vjeç.
(ed.me/BalkanWeb)