Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar procesin e administrimit të votave të mbërritura nga jashtë vendit përmes postës, duke theksuar problematikat në lidhje me përmbajtjen e zarfeve dhe vlefshmërinë e votave.

Sipas Celibashit, jo të gjitha zarfet e ardhura nga shërbimet postare, si DHL apo operatorë të tjerë, kanë pasur të gjithë elementët e nevojshëm për vlefshmërinë e votës.

Ai bëri të ditur se numri total i fletëve të votimit të vlerësuara nga KQZ është 201,795, nga të cilat 199,824 janë shpallur të vlefshme, ndërsa vetëm 1,971 janë konsideruar të vlefshme.

Një tjetër çështje e theksuar ishte mënyra e mbërritjes së zarfeve. “Janë 107 zarfe nga 353 që KQZ i ka marrë në shqyrtim dhe i ka vlerësuar. Të 353 zarfet e mbërritur janë zarfe të DHL, por nuk kanë ardhur përmes rrugës normale, por kanë ardhur përmes një shërbimi postar tjetër, përfshirë edhe postën shqiptare”, tha Celibashi.

Celibashi: Sic e dimë, jo çdo zarf i mbërritur nga shërbimi postar qoftë i DHL, apo tjetër ka patur në 100%  të rasteve zarfin B, po kështu edhe zarfet B jo 100% të rasteve kanë pasur brenda zarfin A, po kështu jo 100% e zarfeve A e kanë pasur brenda fletën e votimit. Ajo që ka rëndësi është sa fletë votimi kanë mbërritur dhe sa fletë janë shqyrtuar nga  KQZ. Janë 201 795 numri i fletëve të votimit të vlerësuara. Prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë fletë votimi të pavlefshme. Janë  201 795 nga jashtë.

Janë 107 zarfe nga 353 që KQZ i ka marrë në shqyrtim dhe i ka vlerësuar. Të 353 zarfet e mbërritur janë zarfe të DHL, por nuk kanë ardhur përmes rrugës normale, por kanë ardhur përmes një shërbimi postar tjetër, përfshirë edhe postën shqiptare.

6 zgjedhës e kanë dorëzuar personalisht. Kurse 347 kanë ardhur me postë tjetër. Ne i kemi ofruar zgjedhësit që dërgimi i zarfit të bëhet përmes një operatorit të përzgjedhur nga  ne që nuk kishte kosto.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko