Fotoja e mësipërme, e shkëputur nga pamjet e ndeshjes Gjermani- Angli, u përkthye në një ndër momentet më domethënëse të Euro 2020.

Vogëlushja po qante teksa gjermanët po humbisnin ndaj Anglisë. Me përfundimin e ndeshjes, ishin dhjetëra ata tifozë (britanikë) që nisën të tallen e madje edhe ofendojnë vajzën me një laryshi komentesh ksenofobe e sharjesh të rënda.

Nje postim i Stan Collymore (futbollist) ku vihen ne dukje disa prej ofendimeve te renda. Madje njeri e quan ‘naziste e vogel’ vajzen

Të tilla komente sollën jo pak neveri në rrjetet sociale. Veçanërisht për një burrë të quajtur Joel Hughes, i cili denoncoi disa prej tyre dhe vendosi të gjejë një formë për të shlyer sadopak baltën e hedhur ndaj një fëmije. Hughes nisi një fushatë ndërgjegjësimi dhe mbledhjesh së donacioneve, për të treguar se jo të gjithë në Britani, janë si ato komente që iu adresuan vajzës.

Burri e nisi këtë përpjekje si një shenjë qytetarie e ndërgjegjësimi, por shumë shpejt reagimi i qytetarëve ishte masiv. Në pak ditë, u mblodhën 36 mijë paund për vogëlushen.

E teksa Hughens u bë gati të nisë paratë tek vogëlushja, familja e kësaj të fundit kontaktoi duke dhënë një përgjigje të mrekullueshme.

Familja dërgoi një koment në faqen ku mblidheshin donacionet, duke thënë:

“Në interes të vajzës dhe familjes sonë, të cilët duan të mbeten anonim, ne falenderojnë gjithkënd pë mbështetjen e tyre të mrekullueshme. Vajza jonë do të kishte dëshirë, që të gjitha paratë e mbledhura nga zemërgjerësia juaj, t’i kalonin UNICEF-it, duke ditur se bamirësia juaj kështu do të bëjë mirë”

51 vjeçari që nisi fushatën shkruajti po ashtu në faqen ku mblidheshin donacionet se ishte mëse i lumtur për mbështetësit e shumtë, pasi gjesti i tij kishte për qëllim mbledhjen e vetëm pak parave për t’i blerë një dhuratë vogëlushes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re