Policia e Korçës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një 36-vjeçar u gjet i pajetë në një banesë të marrë me qira në lagjen nr.12.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas njoftimit të bluve, 36-vjeçari O.R, nga Tirana shtë gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re