Një 36-vjeçare amerikane është gjetur pa shenja jete në hostelin ku qëndronte me nënën e saj në Shkodër.

 

Policia sapo ka marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje, nga nga kqyrja e trupit nuk kanë konstatuar shenja dhune.

 

Dyshimet e para janë që e reja të ketë humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re