Skip to content

3600 infermierë ikën nga Shqipëria/ “Kemi pagat më të ulëta e kushtet më të këqija”

3600 infermierë kanë lënë Shqipërinë dhe janë larguar drejt vendeve të Europës, kryesisht në Gjermani, në tre vitet e fundit.

Shifrat konsiderohen alarmante nga vetë infermierët, të cilët këtë rradhë thonë se kanë vendosur të organizohen në një sindikatë për të kërkuar më shumë të drejta .

Si të mos mjaftonion pagat e ulëta dhe kushtet problematike te punës, për sindikatën problem mbetet emërimi I kryeinfermierëve jo sipas meritës dhe profesionalizmit.

Çdo vit në Shqipëri diplomohen si indfermierë 1300 të rinj, por shumë prej tyre sipas sindikatës nuk gjejne dot vend pune e për pasojë ata synojnë të ikin si emigrant në perëndim.