Futbolli shqiptar edhe njëherë ka treguar lajmet e veta në 365 ditët e vitit 2017. Diku suksese e diku dështime, emërime e shkarkime trajnerësh, klube fituese dhe humbëse, paradokse por edhe shumë herë të para. Berati TV ka bërë një ‘’skanim’’ mbi vitin 2017 të futbollit shqiptar.

Kombëtarja

E nisi nën drejtimin e Xhani De Biazit, i cili edhe pas triumfit duke e dërguar për herë të parë Shqipërinë në një evropian nuk zgjodhi të largohesh, si hero por provoj të sakrifikoj. Pas një nisje të mirë ndoshta edhe shorti ia bëri të vështirë dhe kritikat ndaj tij u bënë normale. Kulmi arriti pas humbjes në miqësore ndaj Luksemburgut. Por pikërisht pas kësaj humbjeje erdhi surpriza e madhe, fitorja ndaj Izraelit në transfertë. Kjo ishte një hakmarrje personale e De Biazit ndaj opinionit sportive shqiptar. Por edhe një hakmarrje ndaj Izraelit për atë fitore nën ‘’terror’’ arritur në Elbasan.

Por De Biazi i dha dorën e fundit surprizave kur dy ditë pas ndeshjes zgjodhi të dorëhiqej për ti dhënë mundësinë FSHF me një trajner të ri të niste projektin për kualifikueset e evropianit të ardhshëm. Mes shumë alternativave kryesisht “italiane’’ Duka zgjodhi Kristian Panuçin. Ish mbrojtësi i Milan, Inter, Roma, Monako, Real, Çelsi etj. Por si trajner eksperienca është ende e vogël pasi më shumë është njohur, si krahu i djathtë i Kapelos.

Në katër fitore arriti 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje dhe vendi i tretë. Këto ishin rezultatet e pritshme dhe surprizën më të madhe e bëri ndaj Turqisë në miqësore dhe modelin e ri të lojës që kërkon të injektoj. Një lojë më sulmuese dhe disa emra të rinj, të cilët i janë shtuar kombëtares tonë.

Kategoria Superiore

Surpriza e parë e sezonit të kaluar ishte shpallja kampion e Kukësit për herë të parë. Kështu pas fitores së kupës dhe superkupës në këtë sezon skuadra verilindore arriti të thyente dominimin 6 vjeçar të Skënderbeut. Pikërisht Skënderbeu dhe Partizani u renditën pas Kukësit me pikë të barabarta. Por shumë kontestime kishte ky titull i Kukësit që riktheu në vëmendje titullin e  parë të klubit korçar kryesisht në vendimet arbitrare. Në Korçë u ndjen të vjedhur sidomos në ndeshjen direkte mes Kukësit dhe Skënderbeut. Surpriza e bukur e kampionatit ishte Luftëtari dhe loja e bukur që skuadra dhuroj sidomos me dyshen Bregu – Abazaj. Por pati edhe një surprizë të keqe pasi për herë të parë në historinë e vet klubi më i titulluar në Shqipëri, Tirana zbret një kategori më poshtë.

Ndërsa ky sezon ka nisur nën udhëheqjen e Skënderbeut që po tregon diferencë kundrejt të tjerave. Rikthimi i Flamurtarit në rivalitetin oër në Evrope dhe Laçi janë surprizat e deritanishme. Ndërsa Partizani dhe Kukësi kanë dështuar dhe në merkaton e nisur po kërkojnë të riparojnë shumëçka.

Kupa e Shqipërisë

Tirana ishte fituesja e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri duke u bërë kështu e para skuadër që fiton këtë trofe dhe më pas luan në Evropë dhe ka zbritur nga Kategoria Superiore. Fitorja në finale ndaj Skënderbeu që humbi shansin që të fitonte për herë të parë këtë trofe. Por pas kësaj Tirana fitoj edhe Superkupën në finale ndaj Kukësit ndeshjet mes të cilave u përfolën shumë për një tolerim të Tiranës në kampionat dhe rikthimi i restos në Kupë nga Kukësi.

Kategoria e Parë

Sezoni u mbyll me një rivalitet dysh në të dy grupet e ndara në A dhe B, i cili vazhdoj deri në javën e fundit. Kamza dhe Besëlidhja në grupin A dhe Lushnja e Bylis në atë B dhanë emocione gare deri në fund duke ‘’rregulluar’’ disi formulën aspak të drejtë të ndjekur nga FSHF në këtë kategori. Kamza dhe Lushnja ishin fitueset e grupeve përkatëse duke fituar të drejtën për tu ngjitur në Kategorinë Superiore ndërkohë që finalja mes tyre u fitua nga Kamza. Por lajmi më Ii keq i kësaj kategorie ishte zbritja në Kategorinë e Dytë të Elbasanit dy herë kampione e Shqipërisë.

Ndërsa ky sezon ka nisur me një risi pasi në këtë kategori ka zbritur edhe Tirana duke iu bashkuar një tjetër skuadre historike, si Dinamo dhe kjo bën që në këtë sezon për nga trofetë e fituara skuadrat e Kategorisë së Parë kanë më shumë tituj se ato të Superiores. Ndërkohë dy grupet respektive deri në dhjetor udhëhiqen nga Kastrioti dhe Tirana. Ndërkohë që Tomori në të dy sezonet është pozicionuar në grupin B.

Skuadrat shqiptare në Evropë

Edhe njëherë është Skënderbeu  që mbron ‘’nderin’’ e kampionatit tonë pasi për herë të dytë arrin të kualifikohet në fazën e grupeve në Europa Ligë. Këtë herë faza eleminatore nisi direkt nga Europa Ligë dhe në grupe grumbulloj pesë pikë dhe asnjë humbje në shtëpi. Kukësi, Partizani dhe Tirana dështuan që në ndeshjet e para kualifikuese. Ndërkohë një tjetër skuadër shqiptare edhe pse luan në Ligën Maqedonase, Shkëndija e Tetovës arriti deri në fazën e play-off në Europa Ligë ku u eleminua nga Milani i madh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re