Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka siguruar një ndihmë të re ushtarake nga SHBA gjatë vizitës së tij të parë në Hiroshima, ku po mbahet samiti i radhës i shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

 

Paketa e ndihmës ushtarake, me vlerë mbi 375 milionë dollarë, u premtua nga vetë presidenti amerikan, Joe Biden, i cili i siguroi homologut të tij se SHBA po bën gjithçka që është e mundur, për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

 

Paketa e ndihmës ushtarake përfshin municione, artileri, automjete të blinduara dhe kjo ndihmë vjen vetëm disa ditë pasi SHBA i dha miratimin MB dhe vendeve të tjera, për të dërguar në Kiev avionë F-16.

 

Të gjithë vendet e G7 u zotuan në deklaratën e përbashkët për mbështetje të plotë ndaj Ukrainës, për aq kohë sa të e të e nevojshme kundër agresionit të paprovokuar rus.

 

Shtatë vendet më të industrializuara forcuan gjithashtu shqetësimin për rritjen e kërcënimit ushtarak dhe të sigurisë ekonomike nga Kina.Grupi i vendeve të pasura kritikuan përdorimin e trysnisë ekonomike nga ana e Pekinit, rritjen e pranisë ushtarake në det dhe veprimet e saj ndërhyrëse, që synojnë të cenojnë sigurinë e diplomatëve, integritetin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik të botës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re