Si sot 37 vite më parë ,u shfaq per herë të pare,në TVSH, premiera e filmit “Era e ngrohte e thellesive” prodhim i Radio-Televizionit Publik Shqiptar.

ERA E NGROHTE E THELLESIVE

P: RTSH, Tirane, 1982.

S: Naum Prifti, Vladimir Prifti: R: Vladimir Prifti: O: Pali Kuke: Pi: Mitat Coadari: M: Aleksander Lalo: Z: Thoma Cuadari: Mo: Nadja Horjeti: D: Jorgji Lole: Di: Ferdinand Deda – AM –.

A: Kadri Roshi – AP – (Rakipi, minatori veteran); Xhevdet Feri (Beni); Vangjush Furxhi (sekretar i Partise – Mihali); Shpresa Berdellima (Vali); Ilia Shyti (Jorgji); Gulielm Radoja (drejtori); Robert Ndrenika – AM – (vellai i Benit); Drita Pelingu (nena e Benit); Shkelqim Daja (Astriti); Ardian Cerga (Berti); Ndrek Shkjezi; Mimoza Gjiriti.

Jeta dhe puna ne nje miniere qymyrguri te Shqiperise se asaj kohe perben sfondin e drames te dy personazheve te ketij filmi. Njeri prej tyre eshte Rakipi, minatori veteran, i cili duhet te dale ne pension, por qe i vjen keq te largohet nga miniera dhe te ndahet nga shoket me te cilet ka punuar gati tere jeten.

Tjetri eshte nje i ri  i atyre diteve, te cilet i mungon kurajo per te filluar punen ne miniere. Minatori veteran perpiqet qe t’i krijoje atij nje mjedis te ngrohte dhe te perzemert, t’i ushqeje dashurine per punen e nderuar te minatorit. Por, nga ana tjeter, tek i riu ndikon edhe ndonje element negativ i cili do ta terheqe ate ne jeten pa asnje qellim.

Ne saje te miqesise i cili minatorin veteran dhe nen ndikimin e opinionit te shendoshe shoqeror e familjar te cilet e  cmojne punen , djali i ri vendos perfundimisht te punoje ne miniere . Dashuria me nje vajze qe punon atje i jep nje note te re jetes se tij.

Kadri Roshi u nderua me medaljon per interpretimin e rolit te minatorit veteran ne Festivalin V te Filmit Artistik Shqiptar qe u mbajt me 19-23 prill 1983. DT: 2 maj 1982 – RTSH – Tirane.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re