Skip to content

39 vjeçari vdes duke punuar në një pallat

Trupi i një punetori është gjendur i pajetë në një objekt në ndërtim në Tiranë.

Ngjarja e  rëndë ka ndodhur në zonën e “Medresesë”.

Dyshohet se punetori  39 vjecar me iniciale A.B, ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në një pallat që po ndërtohet.

Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij shtetasi.