Skip to content

4.2 mln euro bonus në rast kualifikimi, Polonia motivon kombëtaren para sfidës me Shqipërinë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga sfida vendimtare drejt Botërorit 2026, te kombëtarja e Polonisë ndezin përballjen me Shqipërinë. “Bardhekuqtë” e kanë vlerësuar maksimalisht kombëtaren kuqezi dhe, përpara një sfide të rëndësishme, përveç ambicies sportive, në lojë është edhe një shpërblim i konsiderueshëm financiar për futbollistët.

 

Më 26 mars, Polonia do të presë Shqipërinë në gjysmëfinalen e play-off-it në Varshavë. Nëse arrin të mposhtë kuqezinjtë, skuadra e drejtuar nga trajneri Urban do të përballet gjashtë ditë më vonë me fituesin e ndeshjes Ukrainë–Suedi. Fitorja në këtë duel final do t’i siguronte Polonisë biletën për në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

 

Lojtarët polakë mund të motivohen edhe nga një bonus i madh financiar në rast kualifikimi.

 

Nëse Polonia siguron pjesëmarrjen në Botëror, futbollistët do të marrin rreth 40% të shumës prej 10.5 milionë dollarësh që FIFA garanton për skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve.

 

 

Kjo do të thotë se lojtarët e kombëtares polake mund të ndajnë mes tyre rreth 4.2 milionë dollarë. Megjithatë, në Poloni shpresohet që këtë herë të shmangen polemikat si në Kupën e Botës në Katar, kur pati mosmarrëveshje për ndarjen e bonusit përpara se ai të sigurohej në fushë. Skuadra që do të kualifikohet nga ky raund play-off do të vendoset në Grupin F të Kupës së Botës, ku do të përballet me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.