Sasinë e rreth 4.5 milion eurove të gjetura në dy automjete Toyota Yaris, ardhur nga Belgjika në Durrës për tregun shqiptar, kryedemokrati Basha e ka lidhur lehtësisht me socialistin Taulant Balla, njeriun me të cilin replikoi kur tha shifrën e 1.5 milion eurove, si paralajmërim që do vinin me një Toyota.

“Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri, së treti policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar. Është një nga vendet partnere të cilat janë skeptike sa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Basha. /tesheshi.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re