Koronavirusi duket se ka filluar zbehjen e tij në kuadër të viktimave dhe rasteve të reja me të infektuar që ka shkaktuar në të gjithë botën. Ditën e fundit shumë vende në botë tashmë kanë nisur hapjen graduale duke kaluar në fazën 2 pas masave lehetësuesë të koronavirusit. Edhe pse infektimet e reja kanë filluar të ulen rastet e vdekjeve mbeten të lartë pasi shumë persona të infektuar me COVID-19 kanë qenë në terapi intensive.

Deri më tani numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 629 407, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 308 676. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar mbi  1.76 milione të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 484 mijë e 285 të infektuar dhe 88 mijë e 507 të vdekur nga COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re