Skip to content

4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit

1736952927 eurobondi

Vendi do të dalë në tregjet e huaja përpara muajit mars për të marrë një eurobond 600 milionë €. Procesi i emetimit do të udhëhiqet nga 4 institucione financiare ndërkombëtare, dhe synimi është që borxhi të merret me interes të ulët dhe me afat shlyerje deri 15 vite.

Katër banka banka, me ekspertizë në proceset e emetimit të eurobondeve do të udhëheqin Shqipërinë në daljen në tregjet e huaja për të marrë borxh gjatë vitit.

Ministria e Financave ka shpallur fituese të JP Morgan; Deutsche Bank, Intesa Sanpaolo Bank dhe Societe Generale, duke i zgjedhur ato si bashkërregullues Kryesorë (Joint Lead Managers) për të zhvilluar procesin e emetimit të Eurobondit në tregun ndërkombëtar.

Eurobondi me vlerën 600 milionë euro pritet të merret parasysh nga viti në vit dhe do të përdoret për kujdesin e borxhit, si për financimin e borxhit të kaluar për shpenzimet e tjera edhe shpenzimet. Synimi është që eurobondi i ri të jetë me afat maturimi nga 5-15 vjet dhe me normë të favorshme interesi, që do t’i shërbejë nevojave të vendit.

Borxhi pritet të merret me interes më të ulët sesa eurobondi 600 milionë euro i vitit 2023 që ishte 5.9%, për shkak se pas reduktimit të inflacionit bankat qendrore po lehtësojnë politikat e tyre monetare duke ulur normat bazë të interesit.

Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.

Në total borxhi publik për këtë vit pritet të zbresë në 55.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 56.3% i pritshëm për vitin e shkuar. Sipas skenarit bazë të Ministrisë së Financave borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe të zbresë në rreth 48.5% në vitin 2031. E përkthyer në vlerë viti 2025 planifikohet të mbyllet në vlerën 14 miliardë e 578 milionë euro.