Katër shtetas të rinj, tre prej të cilëve nga Kosova, u betuan dhe morën nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

 

Mes tyre ishte dhe Driton Kuka, trajneri i kampiones së xhudos Majlinda Kelmendi.

 

“Sot nuk janë gjërat perfekte as në Shqipëri, as në Kosovë, por di të them se po jetojmë ditët tona më të mira. Pasi të bëni betimin si shtetas shqiptarë do të dilni nga kjo zyrë dhe do të shikoni Sheshin “Skënderbej”, që mban emrin e heroit tonë, njerëz që flasin çdo gjuhë. Ndonjëherë, ne harrojmë të flasim aq mirë për vendin tonë, por sikur secili prej nesh të flasë nga goja e tij me të njëjtën gjuhë prej mjalti, që flet secili prej turistëve kur intervistohet në rrugë, me dashuri për Shqipërinë, do ishim edhe më mirë.”

 

Kryebashkiaku i Tiranes theksoi se marrja e pasaportës shqiptare është një pikë kyç për të lidhur dy vendet.

 

“Unë besoj se ky është një moment për të reflektuar e për ta trajtuar pasaportën e Shqipërisë, jo vetëm si një leje kalimi për të thjeshtuar pak kufijtë, as si një kartolinë për ta vendosur në mur si medalje, por si nënshkrimi i një misioni dhe i të qenit e një skuadër, se ku rrëzohemi bashkë, edhe ngrihemi bashkë, jemi më të fortë.”

 

Erion Veliaj, nënvizoi se meredheniet mes Shqipërise dhe Kosoves po njohin sot ditët më të mira.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re