Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish- Presidentin Bujar Nishani, 4 ditë pas vdekjes së tij.

1 qershor 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

Ish presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në datën 28 maj në Gjermani ku po kurohej në një spital për shkak të sëmundjes së tij post-covid.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re