Në përgjithësi nuk i kushtojmë rëndësi aspak grupit tonë të gjakut, madje disa prej nesh ende nuk dinë se cilit grup i përkasin.

Ky informacion rreth trupit tonë, që në plan të parë nënvlerësohet është shumë i vlefshëm dhe arrin të na paralajmërojë rreth sëmundjeve.Është vënë re një lidhje midis disa patologjive të ndryshme dhe grupeve specifike të gjakut.Probleme me zemrën

Grupi i gjakut është i aftë të parashikojë se sa të predispozuar jeni për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Të qenit në grupin 0 ul rrezikun e problemeve kardiovaskulare, ndërkohë që grupi AB ka 23% mundësi të ketë sëmundje të kësaj natyre. Grupi B nga ana tjetër 11% e ndërsa grupi A vetëm 5% më shumë se grupi 0.

Përgjithësisht grupi AB lidhet me inflamacionin kurse A- ja me livelet e larta të kolesterolit.InfertilitetGratë me grup gjaku 0 kanë tendencë më të lartë se gratë e grupeve të tjera për t’u prekur nga infertiliteti.

Studime të shumta kanë treguar se këto gra rrezikojnë shterimin e depozitës ovale, pra e thënë ndryshe kanë më pak vezë si dhe rezultojnë të kenë më pak sukses me implantimin e fekondimit in- vitro.

KancerGrupi 0 është shumë më pak i rrezikuar nga llojet e ndryshme të kancerit, ndryshe nga grupi A apo AB, të lidhur veçanërisht me kancerin e stomakut.Humbje kujteseBesojeni ose jo është parë një lidhje midis grupit të gjakut dhe kujtesës.

Grupi AB ka tendencën për t’u prekur nga demenca, e cila konsiston në degradimin e funksioneve të trurit. Sipas statistikave, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% të rrezikuar nga problemet e kujtesës. Problemi mendohet të ketë të bëjë me një proteinë, e cila gjendet në nivele të larta në grupin AB.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re