Crregullimet shëndetsore kërkojnë kohë për tu kuruar, dhe nuk ka akoma një kurë për buliminë që funksionon te të gjithë llojet e njerëzve.

Disa nga hapat më të rëndësishëm që duhet të merrni për të luftuar buliminë janë:

1.Kërkoni ndihmë profesionale
Të gjithë crregullimet e të ngrënit janë problem komplekse që kërkojnë ndihmën e një doktori, psikologu. Me ndihmën e duhur, cikli I pakontrolluar i të ngrënit mund të normalizohet.

2.Ndaloni mentalitetin e dietës
E vjella nuk con në humbje të peshës për shumë njerëz me bulimi. E vjella, ushtrimet, përdorimi i laksativëve , zakonisht që njerëzit me bulimi mos ta arrijnë kurrë peshën e tyre ideale dhe e vetmja gjë që arrijnë është crregullimi i ciklit të ushqyerit.

Disa ekspertë besojnë që e vjella eliminon vetëm 50% të kalorive ndërsa laksativët 10%.
Për një përqindje të lartë të njerëzve me çrregullime të ngrënit , qëllimi i tyre është vetëm humbja  e peshës. Por dietat ekstreme nuk sjellin gjë tjetër veçse fiksime me ushqimin.

Dhe sigurisht përgjigja e trupit nuk është aspak e mirë.

Në fakt besohet që vetëm fjala dietë është një nga shkaqet më të mëdha të të ngrënit pa kontroll. Sa më strikte të jetë dieta aq më shumë do të jeni të prirur për të ngrënë pa kontroll.

-Fokusohuni më shumë te lumturia sesa te pesha
Duke eksploruar mënyrat e të qenit e lumtur pa e vrarë mendjen për peshën, mendohet të jetë celësi për të zgjidhur problemet me çrregullimet e të ngrënit. Dieta dhe niveli I lartë i stresit kombinohen për të qenë dy faktorët kryesorë që çojnë në çrregullimet e të ushqyerit. Procesi është i ndryshëm për çdo njeri, por është vërtet frytdhënës.

-Ndihmoni ata që po vuajnë nga ky çrregullim
Nëse po ndihmoni dikë që po vuan nga bulimia nervore, ja ku janë disa këshilla nga ekspertët:

-Mos gjykoni por vetëm mbështesni: Pritet që personi të jetë në ankth, stress, i zemëruar etj.  Mundohuni ta dëgjoni dhe të kuptoni gjendjen në të cilën ndodhen.

-Shmangni komentet lidhur me peshën e tyre. Shumë njerëz që vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë komente lidhur me peshën e tyre, kështu që thjesht mundohuni të gjendeni pranë tyre në çdo moment.

-Bëhuni një shembull i mirë
Tregojuni që çfarë mund të bëjë një ushqim I shëndetshëm dhe ushtrimet fizike. Gjithashtu tregojuni si mund t’i përballojnë situatat stresuese pa qenë nevoja t’u drejtohen ushqimit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re