Në një shkrim mbi efektet e Covid 19 në të gjithë botën, e veçanërisht mbi jetët e humbura, media britanike “The Economist”, raporton se në Shqipëri ka 12-15 mijë viktima nga koronavirusi, në raport me shifrën zyrtare prej 3 247 personash.

Media ka analizuar të dhënat nga të paktën 186 shtete, ku më pas është dalë në përfundimin se numri i jetëve të humbura në të gjithë botës është rreth 19.1 milionë që prej fillimit të pandemisë. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.

Në këto shifra të përmendura nga media britanike janë edhe personat që kanë humbur jetën si pasojë e mosmarrjes së shërbimit në spitale, si pasojë e ezaurimit të kapaciteteve, pse orientimit të resurseve spitalore në drejtim të përballimit të pasojave të pandemisë.

“The Economist” ka përdorur një model kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë në një rajon dhe kohë të caktuar me numrin e të vdekurve të deklaruar nga autoritetet pavarësisht shkakut të tyre.

Pjesa e dalë “tepër” në këtë raport është ajo që “The Economist” e konsideron “vdekje pa ndonjë shkak tjetër”, nisur edhe nga fakti se në rajonin në fjalë s’ka patur ndonjë katastrofë, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me pandeminë.

Sa i përket Shqipërisë, duke iu referuar metodologjisë së mësipërme, “The Economist” vlerëson se numri real i të vdekurve për shkak të pandemisë varion mes 12 mijë dhe 15 mijë personave, ndërkohë që shifra zyrtare e deklaruar si të vdekur nga koronavirusi është 3 247.

The Economist shkruan se vendet më të prekura në botë janë në Amerikën Latine. Megjithëse raporti zyrtar i vdekjeve të Rusisë sugjeron që vendi ia ka dalë mbanë në luftën kundër pandemisë por sipas të dhënave të The Economist, Rusia është një nga vendet më të prekura.

E njëjta gjë vlen edhe për Indinë, ku besohet se numri zyrtar  të jetë në miliona, raporton abcnews.al

Megjithëse statistikat e  viktimave shtesë janë matja më gjithëpërfshirëse e kostos njerëzore të Covid-19, ato janë të lidhura vetëm me numrin e njerëzve që janë infektuar me SARS-CoV-2.

Për shkak se virusi është shumë më vdekjeprurës për të moshuarit sesa për të rinjtë, numri i vdekjeve ndikohet shumë nga struktura e moshës së popullsisë së një vendi. Si rezultat, të dhënat e viktimave shtesë mund të përdoren vetëm si një tregues i mirë i përhapjes së Covid-19 nëse llogaritet edhe demografia.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko