Gjumi është njëri nga elementet kryesore për një jetë të shëndetshme, pasi gjatë kohës së gjumit, organizmi ynë mbledh energjinë e nevojshme që të kalojë një ditë pa lodhje.

Më poshtë janë disa këshilla që të flemë sa me qetë dhe të cilat mund t’i aplikojë çdonjëri nga ne:

1.Shmangni pajisjet teknologjike
2.Mbani dhomën në ajër ta pastër duke hapur dritaret rregullisht. Po ashtu kur të përgatitni për gjumë, është mirë të keni një dhomën me ndonjë ndriçim të zbehtë, në këtë mënyrë do t’i dërgoni sinjale trurit se është koha për të fjetur.

3.Nëse dëshirojmë të flemë, duhet që të jemi të lodhur dhe mënyra më e mirë është të bëni ushtrime. Ekspertët këshillojnë që nuk duhet të bëni ushtrime natën vonë, pasi stimulohet organizmi kundër gjumit. Por disa ushtrime të lehta, të cilat i aplikojmë para kohës së gjumit, mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për të fjetur dhe metoda më e mirë është yoga apo ecjet.

4.Është shumë më rëndësi që mos ta ngarkojmë lukthin me ushqime në orët e vona, pasi ushqimet e rritin qarkullimin e gjakut dhe organizmi nuk mund të pushojë si duhet. Dietologët preferojnë që disa ora para gjumit të mos hahet asgjë dhe vakti i darkës të jetë me ushqime të lehta, në mënyrë që lukthi të jetë sa më i qetë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re