Ndërsa koronavirusi i ri filloi të përhapej me shpejtësi në të gjithë botën në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë, përdori termin “infodemi”, për të përshkruar informacionet dhe keqinformacionet që po qarkullonin rreth tij.

Shumë thashetheme, të pavërteta dhe mite filluan të xhironin nëpër botë. Shumë ekspertë dhe gazetarë kanë punuar për t’i çmontuar këto të pavërteta.

Gjithsesi jo të gjithë keqinformimet duhet të trajtohen njësoj. Disa prej tyre mund të kenë vlerë. Ato duhen parë si feedback për të përmirësuar cilësinë e raportimit.

Disa këshilla në lidhje me çmontimin e informacionit.

Konsideroni nëse çmontimi i informacionit është lëvizja e duhur
Nëse sheh një informacion të pavërtetë që po qarkullon në audiencë, çmontojeni atë.

Megjithatë, shmangni urgjençën për të korrektuar çdo informacion. Bërja e kësaj gjëje, shpeshherë sjell një besim të tepruar. Shmangia këshillohet për rastet kur informacioni nuk është përhapur në një audiencë të gjerë.

Por, ka dhe raste kur figura publike të nivelit të lartë vazhdojnë ta referojnë koronavirusin e ri si “Virusi i Wuhanit” apo “Virusi Kinez”. Në raste të tilla, konsideroni të shtoni kontekst në raportimin tuaj.

2. Mos e injoroni krejt spekulimin

Bëj ndarjen midis atyre që përhapin thashetheme për shkak të panikut dhe atyre që e shpërndajnë për qëllime të caktuara, ndoshta politike.

Pretendimi se virusi përhapet nga kafshët për shembull. Nuk ka prova të forta që e mbështesin këtë teori. Por për dikë që nuk është familiar me shkencën, nuk është shumë e vështirë që të lidhë botën e egër me koronavirusin.

Kini parasysh gjithashtu që ende dihet shumë pak për këtë virus dhe mund të evoluojë me shpejtësi.

3. Njihni dhe pranoni ankthin e njerëzve

Ka shumë pasiguri kur një sëmundje e re përhapet, gjë që shkakton ankth dhe frikë.

Ndërsa COVID 19 po përhapej në botë, shumë artikuj filluan të raportojnë për frikërat që e rrethonin, si psikologjia e frikës apo blerja e letrave higjenike.

Nëse sheh një thashethem që shkakton panik në publik, kërkoni ndihmë nga punonjësit socialë ose psikologët, se si ta kuptoni dhe t`i përgjigjeni.

Fokusohuni në raportimin që ndihmon për të matur riskun
Sigurimi i informacionit të qartë mbi ato që dimë dhe nuk dimë për rreziqet bazuar në provat më të mira në dispozicion gjithashtu ndihmon në luftimin e informacionit të rremë.

Jini transparentë, dhe bëni dallimin midis njohurive, të panjohurave dhe spekulimeve. Mbulimi mediatik që i jep përparësi shkencës dhe shëndetit publik mbi politikën mund të ndihmojë që frika të mos ekzagjerohet nga njëra anë, dhe të nxjerrë në pah rreziqet reale të shëndetit nga ana tjetër. / International Journalists Network – bota.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re