Arterioskleroza është një sëmundje e zemrës që shkaktohet kur enët e gjakut trashen dhe ngurtësohen.
Normalisht në një person normal , arteriet janë fleksibël dhe elastike, që lejon një qarkullim sa më të mirë. Por megjithatë me kalimin e viteve, plakjen apo dhe një sërë faktorësh shëndetsorë, cojnë që arteriet të ngurtësohen.
4 kura natyrale për arterio-sklerozën
1. Hani burime të shëndetshme yndyrnash
Jo të gjithë llojet e yndyrnave janë të pashëndetshme, në fakt të gjithë llojet e yndyrnave natyrale mund të ndihmojnë të luftoni inflamancionin. Yndyrnat e monosaturuara mund të ndihmojnë në reduktimin e sëmundjeve të zemrës, të ulë nivelin e kolesterolit etj. Marrja e sasive të yndyrnave të monosaturuara nga burime natyrale si avokadot apo vaji i ullirit tani po përdoren për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Njerëzit që ndjekin dietën mesdhetare e marrin nga vaji i ullirit.
2. Limitoni karbohidratet e rafinuara si dhe rrisni sasinë e konsumit të fibrave
Karbohidrate të caktuara janë ushqime anti-inflamantore që sigurojnë fibra dhe nutrient të rëndësishëm kur i hani në formë natyrale. Si ushqime anti-oksidante, ato mbështesin pikat kyce të zemrës duke reduktuar kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet dhe presionin e gjakut.
Fokusohuni duke marrë shumicën e karbohidrateve nga shumëllojshmëria e ushqimeve që përmbajnë fibra sidomos perimet dhe frutat. Këto luftojnë radikalet e lira si dhe sigurojnë fibra.
Ushqimet me përmbajtje të lartë fibre përfshijnë:
-Të gjitha llojet e perimeve (mund t’I konsumoni dhe në formë smoothie.)
-Të gjithë llojet e frutave.
-100% drithëra të plota (tërshëra, kuinoa etj)
-Fasulet, thjerrëzat etj.
Dhe mos harroni ka një lidhje të fortë ndërmjet konsumimit të sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës. Sheqeri është acidik nga natyra dhe ngatërrohet me funksionet e arterieve. Eliminoni ushqimet dhe pijet që përmbajnë sheqer: shurup,glukozë, fruktozë. Kur vjen puna te alkooli ,AHA rekomandon të limitoni të paktën në dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.
3.Ushtrohuni rregullisht
Të kontrolluarit dietën dhe peshën tuaj, të lini duhanin si dhe të ushtroheni rregullisht janë disa nga komponentët kryesorë për një jetesë të shëndetshme. Ushtrimet kanë benefite të mëdha për zemrën tuaj duke e bërë më të fortë dhe rezistente. Ndihmon të reduktoni stresin, të mbani një peshë të shëndetshme sidomos kur janë të kombinuara me një plan ushqimor të shëndetshëm.
Sa duhet? Mundohuni të paktën 30 minuta ( ose 60-90 minuta me intensitet të ulët). Aktiviteti fizik mund të ulë rrezikun për diabet si dhe të ulë rrezikun për tu prekur nga arterio-skleroza.
4. Reduktoni nivelin e stresit
Studiuesit tregojnë që një nga shkaqet më të zakonshme të infarktit është pikërisht niveli i lartë i stresit. Nervozizmi, gjumi i paktë, depresioni, të ngrënit pa kontroll, ankthi ; të gjitha këto mund të rrisin rrezikun që të prekni nga arterio-skleroza për shkak të impaktit që kanë në balancën e hormoneve që ndikojnë në funksionimin e zemrës.
Eshtë esenciale për cdo të rritur të dijë të menaxhojë stresin dhe të mundohet të menaxhojë problemet emocionale. Disa ide për të ulur nivelin e stresit në jetën tuaj? Gjeni dikë që t’ju ndihmojë, bëni rregullisht aktivitet fizik, provoni meditimin apo ndonjë formë tjetër relaksi.
/shkollaeshendetit.com