Ka shumë mënyra në të cilat ne shpesh dëgjojmë ose ofrojmë falje. Ne kemi mësuar të kërkojmë falje kur pranojmë se kemi qenë të padrejtë ndaj të tjerëve ose kur ndiejmë se padashur kemi bërë që dikush të vuajë.

Çfarë ndodh, megjithatë, në rastet kur ne me vetëdije dhe dëshirë kemi lënduar dikë? A mund të pendohemi vërtet për veprimet tona dhe, nëse po, si mund t’i tregojmë personit tjetër nëse falja jonë është e ndershme?

Më poshtë ne shqyrtojmë katër mënyra në të cilat mund të deshifrojmë një falje të sinqertë nga një e rreme.

Falja në formën e një shpagimi

©shutterstock

Së pari, ne duhet të bëjmë dallimin midis llojit të faljes që është e përzemërt dhe llojit të faljes që i ngjan më shumë një shpërblimi ose shpagimi sesa keqardhjeje të sinqertë. Një falje e pasinqertë mund të shfaqet në formën e luleve, bizhuterive, udhëtimeve dhe përkëdheljeve. Në këtë mënyrë, marrësja e gjërave të mësipërme mund të mbetet e hutuar, nga një ndjenjë e tolerancës në formën e marrjes së një shpërblimi ose lejimin e sjelljes së papranueshme, në vend që të marrë dashuri dhe mirëkuptim.

Falja në formën e mbrojtjes së vetes

©shutterstock

“Më vjen keq por …” është mënyra standarde e një faljeje mbrojtëse. Kur dikush fillon të kërkojë falje, atëherë fillon ta racionalizojë vetë atë për të cilën tani po kërkon falje, bazuar në veprimet e mëparshme të palës tjetër, atëherë kjo është një falje e rreme. Kjo do të thotë që ata nuk e njohin domosdoshmërisht fajin e tyre, pasi po justifikojnë veprimet e tyre bazuar në sjelljen e personit tjetër. Faljet mbrojtëse shpesh dëgjohen në situata kur dikush me të vërtetë ndjen se ata, vetë, janë trajtuar padrejtësisht dhe se nuk po kuptohen. Por në fund të ditës, të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre, pavarësisht nga të tjerët. Veprimet tua të gabuara, nuk janë më pak të tilla, thjesht sepse kam gabuar dhe unë.

Falja në formën e dramës

©shutterstock

Ndonjëherë një falje shprehet në një mënyrë mbidramatike, dhe ajo vjen si një përpjekje e dëshpëruar për t’u ndjerë e pranuar në vend që të jetë vërtet e sinqertë dhe e shprehur përunjësisht. Një falje dramatike zakonisht vjen në formën e të qarit, të lypurit dhe, në raste ekstreme, vjen si një kërcënim për të dëmtuar veten, për të siguruar që falja dhe pranimi nga pala tjetër të jepet. Rezultati është që në raste të tilla, ne priremi të falim sepse na vjen keq për atë person dhe duam të tregojmë pendimin tonë ndaj vuajtjeve të tyre. Por në të vërtetë, ajo që po ndodh në këtë situatë, është më tepër një përgjigje empatike ndaj vuajtjes së dikujt sesa faljes së vërtetë.

Falja në formën e fajësimit

©shutterstock

Hedhja e fajit zakonisht vërehet në rastet kur dikush kërkon falje por duke e mbrojtur veten, krenarinë dhe integritetin e saj, ndonjëherë njerëzit priren ta hedhin fajin tek personi që pret të dëgjojë faljen. Por kjo, përsëri, është një demonstrim i dështimit të dikujt për të pranuar gabimet e tij sesa një falje e sinqertë.

Anatomia e një Faljeje të Sinqertë

©shutterstock

Një falje e sinqertë fillon duke i shprehur personit të cilit i drejtohet falja një përshkrim të detajuar të asaj se çfarë ndjesish aspak të mira veprimet tuaja i kanë shkaktuar. Kjo bëhet për t’i treguar asaj/atij se ti e ke marrë mundimin për ta vënë veten në pozitën e tjetres duke u përpjekur t’i përjetosh vetë të njëjtat ndjesi.

Pjesa tjetër është pranimi 100% i fajit. Jo me pjesë, as me aksione, as me porcione, por të plotë. Edhe nëse keni dyshime se nuk jeni plotësisht fajtor, kur bëhesh gati të kërkosh falje, duhet ta ndash mendjen për ta pranuar fajin të gjithin.

I takon personit tjetër, asaj që pranon faljen tuaj të bëjë drejtësi mbi këtë pjesë, duke shtuar edhe ai/ajo pjesën e saj. Por si fillim, ti, kërkuesi/ja e fjaljes duhet ta pranosh me sinqeritet të gjithin, me çiltërsi, haptazi, ndershmërisht, pa asnjë pishman.

E fundit, shprehni gatishmërinë për të bërë atë që është e mundur për t’i ndrequr gjërat, dhe ofroni garancinë tuaj se një situatë e tillë nuk do të përsëritet, dhe jepini kohën që i duhet personit tjetër për ta pranuar faljen tuaj.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re