Katër mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Krujë, në shkollën nr.1 të qytetit.

Mësohet se menjëherë sapo ata janë konfirmuar pozitivë, janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre, ndërsa tamponi u është marrë dhe 6 anëtarëve të tjerë të stafit pedagogjik të cilët po presin përgjigje.

Ndërkohë, pasi mësuesit janë konfirmuar pozitivë, disa nxënës të kësaj shkollë kanë shfaqur temperaturë të lartë. Nisur nga kjo situatë është marrë vendimi që shkolla të mbyllet për 10 ditë.

Prej ditësh vendi ynë po përballet me shifra të larta të të infektuarve me Coid-19. Vetëm dje janë regjistruar 786 raste të reja, 11 qytetarë kanë humbur jetën dhe janë kryer 2592 testime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re