Kryeqyteti ka mirëpritur më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja në edicionin e 7-të të “Maratonës së Tiranës”, të kthyer në një traditë për Tiranën. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE 

 

“Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin. Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar. Të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse një qytet i madh ka vend për të gjithë.”

 

Një falënderim të veçantë Veliaj e kishte edhe për qytetarët që kanë mirëkuptuar kërkesën e bashkisë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rrugët e kryeqytetit.

 

“Edhe ata janë duke na ndihmuar për të pasur një qytet që e mirëpret maratonën, që të shkojë sa më fjollë, pa incidente dhe pa probleme me trafikun. Dua të falënderoj grupin tonë të vullnetarëve, kush është vizitor do të ketë mundësi t’i shikojë të dyja fytyrat e qytetit, edhe vendin që gëlon nga ekonomia, por edhe hapësirën e gjelbër, dhe ndoshta në këtë stinë të mbjelljeve do të na bashkoheni për pemën e radhës, që të keni mundësi, kur të vini për maratonën tjetër, të thoni se edhe unë e kam hedhur një rrënjë në Tiranë.”

 

Erion Veliaj tha gjithashtu se Bashkia e Tiranës vitin e ardhshëm ka aplikuar për Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re