Të paktën katër persona u plagosën dhe një grua, u gjet e vdekur në kampusin e shtabit të YouTube, San Bruno, Kaliforni, tha shefi i policisë Ed Barberini.

Shefi tha se gruaja e vdekur kishte një plagë të dukshme që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Një zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm të Zuckerberg San Francisco tha për CNN  se në spital janë shtruar tre pacientë. Një burrë 36-vjeçar dhe një grua 32-vjeçare janë  në gjendje kritike. Një tjetër grua 27-vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarje

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re