Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar këtë të hënë se në lidhje me rastin Tire janë shkarkur kryeinfermierë përgjegjës si dhe janë vërejtje për disa të tjerë.

Ajo u shpreh, në një emision në Abc News, se pas denoncimit të rastit të korrupsionit në media, QSUT ka marrë masa për organizimin e brendshëm, por pa dhënë më shumë detaje, të cilat theksoi se do të bëhen publike në vijim.

Rakacolli u shpreh optimiste duke deklaruar se fenomeni i korrupsionit në vend ka pësuar rënie ndër vite. Ndalur tek personat publikë që kanë shkelur masat duke grumbulluar shumë persona në ambient të mbyllur, Rakacolli refuzoi të përgjigjet duke deklaruar se nuk duhet të merremi me emra të përveçëm por me vetë fenomenin.

Intervista

Në lidhje me personat që kanë shkelur masat me grumbullime? Unë e kam sqaruar. Është gjobitur Ermal Mamaqi.

Po Elisa Spiropali? Merren masat ashtu si parashikohet. Të mos merremi me emra të përveçëm. Kinematë janë të hapura, nuk mund të gjobitesh që shkon në kinema duke zbatuar rregullat. Të dalësh në mes të rrugës dhe të mbash maskën në gjysëm vetëm nga frika e policisë, çfarë bashkëpunimi është ky.

Sa kohë do të prisni ndërgjegjësimin për të shtrënguar masat? Ndërgjegjësimi nuk bëhet vetëm nga autoritetet shëndeëtsore. Detyrat nuk mund të thuhen pas 12 muajsh pandemi. Këtu bëhet fjalë për kuptim. Ndërgjegjësimi nga ana e mediave është shkrencë. Ata duhet të përdoren të gjitha. Spoti është pak. Vënia në dukje e fenomeneve duhet të vijë përmes mënyrave.

Rasti i sanitares së Shefqet Ndroqit. Autoritet e konsideruan rast të izoluar. Sot pati arrestime të tjera për një skemë kriminale. Cila është masa që do të merrni ju? Ka pasur distancim që në fillim. MSH është shprehur që në fillim. Në momentin kur doli fenomeni MSH bëri distancimi. Dhe QSUT po ashtu dhe mori edhe masa për organizimin e brendshëm. Ka marrë edhe masa që do të bëhen publike. Është bërë analiza. Janë shkarkuar kryeinfermierë. Janë dhënë vërejtje për të tjerë.

Fenomeni i korrupsionit? Parandalimi i tij është vënë në vëmendje. Vazhdimisht bëhen kontrolle dhe bëhen gjëra. Asgjë nuk është perfekte. Në çdo pyll gjen një dru të shtrembër. Thirrja për denoncime është një gjë që ka dhënë efekt. Ka një ndryshim në fenomenin e korrupsionit ndër vite.

Tire Alldervishi u arrestua pak javë më parë, pas skandalit të vdekjes së një qytetareje nga koronavirusi, e cila ishte lënë pa shërbim dhe ushqim, dhe të cilës i ishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh të vjetra që teë kujdesej më mirë. Në lidhje me këtë rast sot u arrestuan tre infermiere dhe një sanitare në këtë spital, si të përfshirë në këtë histori: infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re