Skip to content

4 víktima dhe 141 raste të reja, Maqedonia e Veriut nuk vazhdon të gjejë qetësi prej Covidit

Mbetet i lartë numri i të prekurve me COVID-19. Përgjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 141 persona. Rastet e reja më së shumti janë regjistruar në qytetin e Shkupit, ku janë diagnostikuar 51 persona Covid pozitiv.

Gjithashtu 19 raste pozitive janë regjistruar në Kumanovë si dhe në Shtip 15 raste të reja. Gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona si dhe kanë arritur ta mposhtin virusin 93 të tjerë. Personat që kanë humbur jetën janë dy nga Shkupi, një nga Kavadari dhe një nga Sveti Nikolla. Për herë të parë pas disa muajsh numri i rasteve aktive është nën 3 mijë, përkatësisht 2991.

/faxweb