
Ish-bashkëshorti i 37-vjeçares që u gjet e vdekur në shtëpi së bashku me burrin dhe dy fëmijët rezulton se nuk ka lidhje me krimin makabër.
Burime i thanë gazetarit Aleksandër Marku se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës. Ai kishte debatuar me ciftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën.
Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.
Armando dhe Maria Kloci dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç. Ai është i vetmi i mbijetuar, i cili gjeti vëllain e vdekur dhe doli në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Fillimisht dyshohet janë ekzekutuar me pistoletë dy prindërit dhe më pas janë masakruar me thikë ose sëpatë. Një prej fëmijëve është i mbytur, tjetri është vrarë me thikë. Autori ka tentuar të fshehë trupat që janë gjetur brenda banesës.
Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin lënë midis derës së sallonit e garazhit pasi pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes. Më parë dyshohej se autori i krimit ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares duke qenë se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
