Nga 974 teste të realizuara 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 101 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Kumanovë 12, në Shtip-7, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-6, Veles-1, Ohër-1, Kavadarci-1, Gostivar-3, Koçani-3, Probishtip-2.

Por gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 84 vjeçar nga Prilepi, i cili ishte pranuar në spital me 17 maj.

Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë pacient nga Tetova në moshën 75 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 24 maj, jetë ka ndërruar një 71 vjeçar i cili ishte shtrirë në spital me 26 maj si dhe një 58 vjeçar i cili ishte pranuar në spital me 30 maj. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar, ndërsa tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re