Skip to content

4 vite agresioni rus, Spiropali: Terrori nuk mund ta mposhtë lirinë. Shqipëria mbështet pa lëkundje popullin ukrainas

WhatsApp Image 2026 02 24 at 10.06.08

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me luftën në Ukrainë.

Ndërsa bëhen katër vite që kur Rusia nisi sulmet, Spiropali tha se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën.

Gjithashtu nënvizon se Shqipëria ka treguar se ka pasur dhe do të vazhdojë të jetë një mbështetje të palëkundur për Ukrainën.

-Reagim i Ministres Spiropali në X:

Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.

Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm!