Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas më shumë se 4 vite jashtë politikës, ka publikuar një video me fotot nga koha kur ishte në detyrë.

Tahiri bën me dije se si sot 4 vite më parë ai e mbylli detyrën si ministër, ndërsa e quan këtë detyrë si eksperienca e jetës. Ish-ministri falenderon të gjithë personat që e përkrahën dhe e kritikuan gjatë punës së tij.

Postimi i plotë:

Sot 4 vjet me pare, mbylla detyren time si Minister i Brendshem. Eksperienca e jetes, me shume dashuri e pasion, dhe plot arritem.

Faleminderit me shpirt djemve e vajzave qe punuan krah meje ne Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit.

Faleminderit ty qe besove! Faleminderit dhe ty qe kritikove. Na bene te gjitha mire 🙏💪

Gezuar diten e veres 🤗

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re