Ky është Andi. 4 vjeçari është shqiptar i Kosovës dhe ka vendosur që flokët e tij të gjata t’i presë. Jo për t’i hedhur tutje, por për t’i lumturuar ditën një bashkëmoshatari që ka nevojë për to. Andi do t’i dhurojë flokët e arta, për fëmijët e prekur nga sëmundjet tumorale, ata fëmijë që janë përballur me kemio-terapinë dhe kanë humbur flokët e tyre.

Andi është rritur me mesazhin se të ndihmosh tjetrin është një nga gjërat më të mira që mund të bëjë një njeri, e kështu 4 vjeçari thotë për median kosovare (videon mund ta gjeni këtu) se “kam vendosur t’i pres flokët dhe t’i dhuroj për bashkëmoshatarët.

Vogëlushi shpreson që shembulli i tij të inspirojë të tjerë bashkëmoshatarë, për të kthyer vëmendjen e tyre tek ata që kanë nevojë për ndihmë, sado e vogël qoftë ndihma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re