Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Konispol ku një fëmijë 4 vjeç u gjet i mbytur në liqenin e Mursisë. Burime për Abc News njoftojnë se i mituri ishte me babain Thanas Kushe dhe është larguar pa u vënë re nga prindërit duke rënë në kanalin ushqyes të liqenit.

Prindërit kanë thirrur emrin e të miturit por pa përgjigje. Më pas kanë filluar kërkimet me banorët e zonës ku edhe e kanë gjetur pa shenja jete në liqen. Gjithashtu mësohet se prindërit e tij ndodheshin pranë liqenit ku edhe po merreshin dhe po kujdeseshin për bletët që kanë aty pranë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re