Një vajzë e mitur 4-vjeçe në Krujë është dëmtuar në çerdhen që ajo frekunton. Policia bën me dije se e mitura rrëzuar dhe si pasojë ka dëmtuar dorën.

 

Ajo është paraqitur sot në spital për ndihmë mjekësore, shoqëruar nga familjarët e saj.

 

Krujë

 

Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re