Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Darien Shqina, djali i ish-deputetes dhe analistes Grida Duma, ka ndarë një dedikim prekës në përkujtim të 40-ditëshit të ndarjes nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir Shqina, dhe gjyshes së tij.

“Sot u krye 40-ditëshi për ndërrimin e jetës së babait dhe gjyshes sime. Tradita simbolizon paqen e shpirtrave të tyre dhe bashkimin me familjarët e tjerë që kanë ndërruar jetë. Tashmë të gjithë janë bashkë, na mbrojnë dhe na shikojnë nga një vend më i mirë. Bekuar qofshin!”, shkruan Darien në mesazhin e tij plot emocion.

Screenshot

Ilir Shqina, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në shërbimin diplomatik shqiptar, ndërroi jetë në një moshë relativisht të re, vetëm pak ditë pas humbjes së nënës së tij. Një goditje e dyfishtë për familjen, që ka prekur thellë të afërmit dhe miqtë.

Ilir Shqina ishte i martuar për 22 vite me Grida Dumën, një ndër figurat më të njohura të jetës publike në Shqipëri. Çifti u divorcua në vitin 2022, një ndarje që tërhoqi vëmendjen e madhe të mediave për shkak të profilit të lartë të të dyve në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re