Paketa e dytë e masave ekonomike, konceptuar për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, siguron  të ardhura me vlerë 40 mijë lekë të reja, për 176 mijë familje dhe persona të specifikuar në tre kategori të ndryshme. Por, jo të gjithë do të përfitojnë nga kjo paketë e qeverisë.

Ministri i Koronavirusit, Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin  “Opinion”, bëri me dijë se janë 8 mijë profesionistë, në profesione të lira, që përjashtohen nga kjo paketë, ku përfshihen noterët, avokatët, etj.

““Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertet kontabel, laborantet, janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, tha Ahmetaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re