Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila kujdeset për luksin e shtetarëve, ka hapur një tënder prej 40 mijë eurosh për riparimin e një mjeti të blinduar. BoldNews.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku detajohet se çfarë shërbimi kërkohet.

Nisur edhe nga shuma e akorduar, në plan të parë duket sikur do të blihet një mjet i ri. Nuk bëhet fjalë për të blerë një mjet, por për të riparuar një mjet egzistues. Madje, një luksoz që e përdorin shtetarët për të mbrojtur b…

Sipas dokumenteve, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka hapur procedurën “riparim i automjetit blind”. Fondi i akorduar është 3.499.710 lekë pa TVSH, me TVSH rreth 40 mijë USD. Një shumë e majme, duke pasur parasysh vendin tonë.

Mjete të tilla i kemi parë të përdoren nga krerët e shteteve të mëdhenj si dhe nga Kim Jongu i Koresë së Veriut. Por, edhe këta tanët, me kaq vite në pushtet po bëhen Kimët e Shqipërisë, pasi po mendojnë për salltanetrat që ofron posti. Dhe nuk janë pak, pasi krerët e shtetit pushojnë në vendet më të mira, ushqehen në vendet më të mira, kanë shtëpitë në vendet më të mira, etj, etj.

Kjo drejtori ka argumentuar edhe shërbimet që i duhen mjetit të blinduar. Sipas saj, bëhet fjalë për një mjet me markë Mercedez-Benz, blind S 600 i vitit 2011. Këtij automjeti do ti bëhen gomat, të cilat duhet të jenë për verë dhe dimër ose ekuivalente që janë vetëm për makinë të blinduar.

Montim, konvergjencë, mbushje me lëng të veçantë që është vetëm për goma të blinduara, më pas ballancim dhe konvergjencë e mjetit. Vaj i pompës që hap xhamat. Ferrota me të gjitha specifikat origjinale ose ekuivalente të kësaj pjese që është për makinë të blinduar. Tambure dhe sensor ferrotash. Do ti ndërrohet vaji i motorrit, filtër ajri, filtër kondicioneri, krah shpatulle etj. Nëse shqiptarët mendojnë disa herë për t’i bërë shërbimet makinës, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk e mendon dy herë, pasi në fund të fundit paratë janë të popullit./Boldnews.al

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re