Skip to content

“40 milion euro për blerje votash”! Zëdhënësja e qeverisë-analistit: Më jep një emër. Edi Rama i ‘ha’ për mëngjes kundështarët

Ka shkaktuar debat ne emisionin “Zone e Lire” te Arian Çanit akuza se mazhoranca ka ndare 40 milione euro per fushate vetem ne qarkun e Durresit!

Teksa eshte komentuar akuzat e Berishes per kete fakt, zedhenesja e qeverise Elisa Spiropali i eshte kthyer analistit Çuri, duke thene “më jep një emër. Edi Rama i ha kundërshtarët për mëngjes”!

Elisa Spiropali: S’ka lidhje me administratën fare. O e kishte Sali Berisha në rresht administratën, i kishte të gjithë të rreshtuar. Nuk ia doli në 2013. Nuk fitohet kjo punë me administratë.

Edi Rama ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me një strategji gjeniale organizimi se ne nuk jemi delirant të mos pranojmë faktet si bëjnë ata.

Ne kemi punuar për këtë fitore, nuk ka forcë politike në territorin e Republikës së Shqipërisë si PS. Pranojeni, Edi Rama i ka mundur të gjithë.

Curi: Janë transferuar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit në llogaritë e qindra mijërave votuesve për rindërtimin… Të gjitha këto, pastaj vaksinat…

Spiropali: Jep një emër.

Curi: Vetëm emër s’jap unë se e zhysni, e varrosni pastaj.

Spiropali: Pse nuk e pranoni që Rama i ha për mëngjes këta? Unë Elisa Spiropali nuk kam blerë asnjë votë në territorin shqiptar. Nuk ia blen dot njerëzve dinjitetin