Prestigjozia “The Guardian” ka përgatitur një listë me destinacionet më të mira për të pushuar gjatë kësaj vere, nga brigjet e kaltra në perëndimet më mahnitëse.

 

Me Italisë, Greqisë dhe Spanjës, nuk mund të mungonte as “perla” e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria. Kësaj liste, krah shumë plazheve të njohur i është bashkuar edhe Porto Palermo, Qeparo në Shqipëri. Sipas “The Guardian”, Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash, bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha te shkëmbët gëlqerore që dalin nga shpatet të maleve përreth.

 

Në artikull thuhet se në vendin tonë ka shumë plazhe të fshehur, por ai më kryesori dhe i bukuri është Porto Palermo. I bukur dhe i pazhvilluar është perfekti për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare

 

Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash, bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.