Rreth 40 shqiptarë të cilet punonin ne Malin e Zi  prej ditësh kërkonin qe të ktheheshin ne Shqiperi.

Në një kohë që autoritetet malazeze i kanë përcjellë deri në pikën doganore të Hanit të Hotit, një autobus i ka sjell deri në qender te qytetit të Shkodres.

Por problemi është se nuk këta shtetas nuk kane se me cfare te shkojne neper qytetet e tyre ku banojnë.

Vizion Plus mësoi se ata janë nga Kukësi, Mirdita, Tirana dhe Vlora. E njëjta skenë ishte edhe pak ditë më parë me 13 punëtorë që ishin kthyer nga Mali I Zi, të cilëve iu vu në dispozicion një mikrobuz pas nderhyrjes se policise.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re