Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në komunikimin e përditshëm ditor ka njoftuar se numri i rasteve të infeksionit është rritur në 634, 256 prej të cilëve janë të shëruar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 27.

E pyetur për testet seriologjike që do të aplikohen fillimisht tek mjekët, Racacolli nuk dha një numër zyrtar, por u shpreh se aktualisht janë në procesin e grumbullimit të mostrave dhe kalibrimit të testeve.

Ndërsa për të burgosurin tek 313. Rakacolli tha se ai ishte i vetmi që rezultoi pozitivë, mes 40 testeve që u zhvilluan.

Sa teste serologjike janë bërë për mjekët?

Rakacolli: Është një proces i sapofilluar ditën e hënë dhe jemi në procesin e grumbullimit të mostrave dhe kalibrimit të testeve.

Cili është funksioni i testeve kalibruese që vijnë në ndihmë nga BE-ja?

Rakacolli: Duke i qenë mirënjohës BE-së për paketën që ka sjellë për testet kalibruese, ato janë pjesë e paketës që shërben për të plotësuar analizën e re PCR.

Ka të burgosur me COVID-19 tek 313?

Rakacolli: Janë bërë rreth 40 teste, një prej të cilëve ka rezultuar pozitivë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re