Skip to content

“40 vite punë dhe kam turp të ulem kafeneve”/ Qytetarët ‘të indinjuar’ me rritjen e çmimeve: Po me atë pension, fëmijët do rrjepim tërë jetën?! (VIDEO)

Qytetarët të pyetur për rritjen rekord të çmimit të karburantit apo ushqimeve të shportës janë shprehur mjaft të indinjuar duke përsëritur thirrjet ndaj qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Në prononcimet e tyre per emisionin “Të Pathënat” në Fax News ata shprehen se nuk ia daluin dot me aq pak të ardhura dhe detyrohen të mos kryejnë të gjitha blerjet e nevojshme.

Pyetja e gazetares: Sa ka ndikuar rritja e çmimeve në buxhetin tuaj?

Shumë, të rriten rrogat sepse janë shumë minimale. Unë pensionist jam, lëmë ca gjëra mangut dhe marrim ato të domosdoshmet.Në ekonominë e tregut vendosen çmimet nga tregu por këtu po spekulohet nga oligarkët. Shteti këtë duhet të rregullojë se pasojat e luftës normalisht do i ndjejmë”-tha një qytetar.

Është qelbur peshku nga koka këtu, të japin dorëheqjen nga i pari tek i fundit. Kam punuar 40 vite dhe më vjen turp të ulem në kafene sepse s’kam lekë ti jap as kamarierit”-u shpreh një pensionist.

Na ka ndikuar sa të duash, 150mijë lekë pensioni maksimal. Po si do blejmë ballokume, si ti marrim.
Ça bëjmë ne me 60 mijë lekë?! A fëmijët do rrjepim ne tërë jetën, a ka nënë dhe baba ai vetë?”-përfundoi një tjetër.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb