Subscribe

Një 40 vjeçar me origjinë nga Bulqiza, i kthyer më datë 22 shkurt nga Italia , ka shfaqur simptoma te ngjashme me ato te koronavirusit.

Nëna e tij u shpreh jashtë ambienteve të Urgjencës tek Spitali Infektiv  se  fillimisht te birin e kane derguar në spitalin e Bulqizës , e me pas në QSUT për t’i bërë analizën e koronavirusit por ende nuk ka nje pergjigje.

Familjaret shprehen te shqetesuar pasi ne rast se 40 vjecari rezulton bartes i ata duhet te izolohen.

Frika nga perhapja e koronavirusit ka bere qe gjate oreve te fundit shume qytetare ti drejtohen spitalin infektiv pasi kane pasur temperature dhe kolle.

Te gjitha rastet i jane kaluar sherbimit te urgjences kombetare per te vijuar me pas me analizat ne laboratorin e virologjise ne institutin e shendetit publik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re